Mbappe, legjenda e futbollit botëror bëri një posim në rrjetet sociale ku shkruan se mbështet fubollistin e njohur Pele dhe i uron shërim të shpejtë, pas lajmit për përkeqësimi të gjendjes së këtij të fundit. Futbollisti i njohur i Brazilit ështe shtruar sërish në spital dhe situata është e ndërlikuar, pasi mjekët e kanë njoftuar për ndërprerjen e kimioterapisë.

Pas këtij lajmi, Mbappe bëri një postim me shkrimin: “Lutuni për mbretin”. Ai gjithashtu ka thënë se është krenar që Pele ka thyer rekordin e tij.

Ditën e djeshme, Pele ka reaguar për postimin e yllit francez duke ia kthyer: “Faleminderit Mbappe. Jam i lumtur të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.

Me dy golat e tij kundër Polonisë, Mbappe arriti në total nëntë gola në Kupën e Botës. Me këtë dygolësh, Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, rekord të cilin e mbante Pele me tetë gola.

Artikulli paraprakKËSHILLTARI I DASH NË BALLKAN NGA 11-17 DHJETOR, VIZITON TË GJITHA SHTETET E RAJONIT, PËRVEÇ SHQIPËRISË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE, HUMB JETËN 38 VJEÇARI