JURISTI I BASHKISË SHKODËR HADRI: 91 MIJË ZGJEDHËS DERI TANI. Në Bashkinë Shkodër kanë mbërritur listat e dyta paraprake për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Këtë e konfirmon juristi i Bashkisë Suel Hadri.
Nga lista e parë paraprake tek kjo e dyta ka vetëm disa ndryshime të vogla për shkak të ndërrimit të adresave nga qytetarët. Deri tani për Bashkinë Shkodër në lista janë 91 mijë zgjedhës. Sa i përket reformës territoriale, Bashkia Shkodër bën listat e veta zgjedhore e po ashtu edhe 10 njësitë vendore që do bashkohen me Shkodrën. Bashkia Shkodër ka respektuar deri tani Kodin Zgjedhor si dhe vendimet e kërkesat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për parapërgatitjet e zgjedhjeve të 21 qershorit.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/AIdHRzu7KTI?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]