Mbërritën në Durrës kryeministrat e Ballkani Perëndimor, të cilët do të zhvillojnë një takim informal që do të zhvillohet në zyrat qeveritare.

Kryeministri Edi Rama priti në Durrës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, kryeministrja serbe, Brnabic, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe kryetari I Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdic.

Në Durrës pritet të jetë i pranishëm komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.

Në fokus të takimit pritet të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik të këtij viti, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.

Artikulli paraprakZJARRET, 3 VATRA NË QARKUN SHKODËR QARKU SHKODËR
Artikulli tjetërNUK ËSHTË NJË QEN POR JETON NË KUSHTE TË TMERRSHME!