Kanë mbërritur në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave të cilat u vranë nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen. Ndërsa ceremonia e varrimit pritet të zhvillihet nesër në Lezhë.
Alma dhe Elda Frroku nga Lezha që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat. Dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i 38 vjeçares, një shtetas Kosovar që tashmë është arrestuar nga policia.
Cifti jetonte prej gati dy dekadash në Zvicër dhe kishte tre fëmijë