Ashtu siç ishte paralajmeruar anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord 10 nga Egjipti dhe 6 nga Bangladeshi, zbarkoi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkures në Portin e Shëngjinit.

Pas procedurave brenda anijes, rreth orës 10:00 refugjatët nën shoqërinë e forcave të sigurisë Italiane zbriten grupe-grupe dhe u vendosen në qendren pritëse brenda portit të Shëngjinit.

Aty do të qëndrojnë në karantinë për disa orë, ku po kryhet verifikimi i tyre dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus do të dërgohen në kampin e Gjadrit.I gjithë ky operacion i parë i këtij lloj u zhvillua nën masa te rrepta sigurie, ku krahas autoriteteve Italiane pati prezence dhe të policisë shqiptare.

Mbërritja e kontigjentit të parë të emigranteve në Lezhë, pasi vemendje të madhe dhe nga mediat e huaja.Të shumtë ishin gazetaret dhe operatoret të cilet e ndoqen nga afer këtë proces, i pari i këtij llojit në Europe.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë debate në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga parlamentet e të dy vendeve.

Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve.

Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi do të zgjerohet në muajt në vijim, pasi deri më tani janë kryer vetem 70% e punimeve.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “TIRANA N’SHKODËR”
Artikulli tjetërBOKS, RIKTHIMI I KAMPIONIT GAVOÇI