Kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Postimi i Manastirliut:
Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
#VAKSINOHU🙏🏼
#JetaJoteVLEN♥️