Mbërrijnë në vendin tonë edhe 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ka shkuar në 936 mijë sasia e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.
“Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke filluar nga plus 59, 58, 57 vjeç. Ftojmë të gjithë qytetarët të vaksinohen. Ne do të vijojmë me të gjithë planin kombëtar të vaksinimit.
Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor e më tej për të vijuar me kalendarin e vaksinimit e me kontrata të reja, për t’u siguruar që deri në pranverën e ardhshme të kemi vaksinuar gjithë popullsinë”, tha Manastirliu.