Pavarësisht se Presidenti ka zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, në Shqipëri kanë mbërritur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milionë lekë.
Ato janë transportuar me kamionë dhe kanë kaluar doganën e Shkodrës gjatë mesnatës. Në masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ, në Lundër.
Kujtojmë që disa KZAZ janë sulmuar në Tropojë dhe Shkodër nga militantë të Partisë Demokratike duke shënuar dhe incidente. Paralelisht, mazhoranca vazhdon procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit pas zhdekretimit të 30 qershorit.