Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në aeroportin “Ben Gurion”, afër Tel Avivit, dhe nesër do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem për të diskutuar, ndër të tjera, për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të vizitojë edhe portin e Ashdod, nga ku mbërrijnë ndihmat humanitare në enklavën palestineze, siç njoftoi Presidenca e Këshillit të Ministrave. Para takimit me Netanyahun në Jeruzalem, diplomati amerikan do të pritet nga presidenti izraelit Isaac Herzog. Vizita e tij vjen në një moment kyç në mesin e bisedimeve për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja përfshin përfshin shkëmbimin e 33 pengjeve të gjalla për një numër të pacaktuar të burgosurish palestinezë, si dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Gazës.

Artikulli paraprakRAMA NGA THETHI: MBËSHTETJE E RE PËR INVESTITORËT VENDAS
Artikulli tjetërDUHET TË JENI TË VENDOSUR…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT