Sot më datë 08.08.2016 ka ardhur nga Stambolli për në Shqipëri shtetasi turk I. E.

Pas intervistimit nga Policia Kufitare, këtij shtetasi i është refuzuar hyrja për Shqipëri pasi nuk justifikionte qëllimin e udhëtimit. Sipas procedures ai u transferua përkohësisht në zonën e tranzitit deri në përfundim të procedurave për kthimin e tij në Stamboll. Gjatë kohës që ky shtetas qëndronte në këtë zonë, duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve ka dalë duke kaluar tek zona e kontrollit të pasagjerëve dhe më pas ka hyrë ilegalisht në Shqipëri. Dokumentat e identifikimit të shtetasit turk ndodhen tek oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës. Gjithashtu theksojmë se motivi i refuzimit paraprak i hyrjes në Shqipëri ishte mungesa e arsyes bindese të udhëtimit Ky shtetas nuk rezulton person në kërkim apo me probleme me drejtësinë. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasit turk për ta dërguar drejt Turqisë.

Artikulli paraprakBASHA PËR RAMËN: SHQIPËRIA NUK E MERITON KËTË FATKEQËSI
Artikulli tjetërEKSPERTËT REPUBLIKANË, LETËR TË HAPUR KUNDËR DONALD TRUMP