Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka pritur në ambientet e Presidencës ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Ai ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri, teksa vuri theksin tek marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Më herët ky post është mbajtur nga Susanne Schütz.

Artikulli paraprakITALI, KRIZË QEVERITARE. CONTE: AKSIONI I QEVERISË PËRFUNDON KËTU
Artikulli tjetërMERR FLAKË AUTOMJETI NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS, SHKRUMBOHET PLOTËSISHT