Ka mbërritur paraditen e sotme në Portin e Vlorës trupi i pajetë i Erjon Toros, shqiptari i cili humbi jetën në Itali nga tërmeti i fuqishëm.

Ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti vazhdojnë operacionet e kërkimit të personave të zhdukur, shqiptarët me banim në Itali kanë filluar të organizohen. Përveç vullnetarëve shqiptarë që po bashkëpunojnë me forcat e mbrojtjes civile në vend, familjet e emigrantëve që kanë mbetur pa strehë patën mbështetjen dhe ndihmën e bashkatdhetarëve. Disa prej tyre rrëfejnë se për fat të mirë shumë shqiptarë me familjet ndodheshin me pushime në atdhe, ku do shkonte pas disa ditësh edhe Erion Toro, i cili humbi jetën gjatë tërmetit. Bashkeshortja e tij, e rrethuar nga të afërmit, ndodhet e shtruar në spitalin e Akuilës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MBYLL FAZËN PËRGATITORE, EKIPI KTHEHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërVIHEN NEN KONTROLL ZJARRET NE SHENGJIN DHE MIRDITE