Një Vit i Ri që iu kishte munguar shqiptarëve, por jo vetëm. 2022 ka trokitur edhe në Shqipëri, që për një natë i është gëzuar jo vetëm festës, por edhe heqjes së orës policore për shkak të pandemisë. Qindra qytetarë kanë pritur Vitin e Ri në sheshin “Skënderbej” duke shijuar koncertin dhe spektaklin e fishekzjarrëve.

Qielli i kryeqytetit është mbuluar nga dritat e fishekzjarrëve, sapo akrepat kanë shënuar ndërrimin e viteve.

Nisur nga situata pandemike në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore dhe qytetarët kanë qëndruar dhe pas orës 23:00 jashtë shtëpive, për të pritur Vitin e Ri, duke rikujtuar dhe njëherë festën përpara pandemisë. Ndërkohë Policia e Shtetit prej disa ditësh në gatishmëri, ka vijuar detyrën e saj, duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit dhe vendit për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Një pjesë e shqiptarëve ndërkohë kanë vijuar traditën duke e pritur Vitin e Ri në shtëpi me familjet e tyre. Festime pati dhe në Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Lezhë, etj.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ TRONDITET QYTETI PER FUNDVIT, 30 VJECARI VETEHIDHET NGA BALLKONI
Artikulli tjetërDJALË APO VAJZË? VJEN NË JETË FËMIJA I PARË PËR VITIN 2022