Policia ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane “Libra” në Portin e Shëngjinit sot (16 Tetor), në bordin e të cilës gjenden 16 emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni.

Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe “zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”.

Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Artikulli paraprakILIR META VIZITON SALIANJIN: BURGU POLITIK VETËM E NDEZ FRYMËN E NDRYSHIMIT
Artikulli tjetërHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 16 TETOR 2024