Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Stefan Janev, ka mirëpritur këtë të martë, homologun e tij shqiptar, kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një konference të përbashkët në Sofje, Janev, deklaroi se Bullgaria e vlerëson shumë Shqipërinë dhe rolin e tyre në integrimin e pakicave bullgare.

Ai tha se vendi do të bëjë çmos për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Janev u ndal te fatet e ndërlidhura të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në BE.

Kryeministri bullgar tha se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen nga vetë ata, pa përfshirjen e palëve të treta, e shtoi, se diskutimet nuk duhet të ndikojnë në ecurinë e dy vendeve në BE.

“Vlerësimi ynë i përbashkët është që marrëdhëniet po zhvillohen në mënyrë të mirë. Kjo mund të shërbejë si shembull se si mund të zhvillohen marrëdhëniet e fqinjësisë. Nuk kemi çështjeje të hapura, që nevojiten nga diskutime serioze dhe nga kërkimi i zgjedhjeve praktike. Ne po punojmë, zgjidhjet janë të qëndrueshme dhe marrëdhëniet tona janë mjaft të mira. Me kryeministrin Rama tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejnë si urë lidhëse mes dy kombeve.

Në këtë mënyrë, duke u zhvilluar, edhe shteti shqiptar, demonstron mundësinë për marrëdhënie më të mirë midis dy sheteve. Konstatuam ngjashmëri te temat, përfshirë perspektiven e Shqipërisë në BE. Duke folur për këtë, duhet të përmendim edhe faktin që pozita e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është pengesë për Shqipërinë. Ne duam që shtetet e tjera, të mendojnë që po pengojnë, përkundrazi.

Pozita jonë është treguar te demonstrimi i deklaratave tona. Rruga Evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e mbështesim, por shpresojmë që çështjet tona që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut, mund të zgjidhet me anë të dialogut dypalësh. Këshilla nga palë të jashtëm nuk është gjë e mirë, sepse na takon ne që të gjejmë rrugën e dialogut. Ajo që është deklaruar për respektivën Evropiane të konfirmohet me vepra reale.

Kjo pozitë duhet t’i shpjegohet mirë shteteve Evropiane. Marrëdhënia jonë me Maqedoninë e Veriut të mos jetë një precedent për ngecjen e ecurisë së këtyre vendeve në BE”, tha Janev.

Artikulli paraprakALMIRO GURAKUQI: VLLAZNIA ËSHTË NJË ASET PUBLIK, E PAFALSHME MËNYRA SE SI BASHKIA SHKODËR ËSHTË SJELLUR ME NJË ÇËSHTJE TË TILLË
Artikulli tjetërKONFIRMOHEN RASTET E PARA TË GRIPIT TË SHPENDËVE NË SHQIPËRI, MINISTRIA E BUJQËSISË: PO MONITOROJMË SITUATËN