Mbështetës të PD kanë protestuar sot para drejtorisë së policisë në Elbasan, duke kërkuar lirimin e eksponentëve të PD.
7 persona u arrestuan dhe 16 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë nga policia për protestën në hyrje në Librazhdit kundër kryeministrit Edi Rama i cili ishte atje për takime elektorale.
Mes të arrestuarve është ish-deputeti demokrat Aurel Bylykbashi, dhe 6 drejtues e zyrtarë të degëve të Partisë Demokratike në Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Protestuesit kërkojnë lirimin e tyre, duke i quajtur hakmarrje politike e kryeministrit Rama ndaj opozitës.