Bayern Munich është një nga skuadrat me tifozët më të shumtë në Shqipëri.
Loja e bukur dhe golat spektakolare e kanë kthyer gjigantin e Bundesligës gjermane në një skuadër mjaft të dashur për vendin tonë.
E për ta konfirmuar diçka të tillë nuk mungon as ky reagim i Bayern Munich, që si në çdo fundvit gjen kohë për të falenderuar tifozët shqiptarë për suportin.
përmes një fotografi në rrjetin social “Facebook”, Bayern ka shkruar në gjuhën shqipe “Faleminderit”, teksa e ka shoqëruar edhe me flamurin kuqezi dhe me yjet e saj të futbollit, ku një vend të veçantë e zë sulmuesi kryesor, Robert Lewandowski.