Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me sipërmarrësit e rinj, foli për programin e PL për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se raporti i PL-së me sipërmarrësit e rinj do të jetë i pandryshueshëm dhe se do garantojnë pagra dinjitoze për të rinjtë.
“Ky do të jetë raporti ynë i pandryshueshëm me sipërmarrësit e rinj, në mënyrë që të zhvillojmë ekonominë dhe të garantojmë paga dinjitoze për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, ka shkruar Meta.