Në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, bashkia Shkodër e nisi me bujë procesin e rikonstruktimit të 13 rrugicave në qytet.
Akoma pa u bërë dy muaj, punimet u ndërprenë duke lënë pas një parregullsi totale në këto pjesë të qytetit. Shirat kanë vështirësuar kalimin e shumë e automjeteve dhe banorëve të cilët pohojnë se po bëhet 1 muaj që nuk kryhen punime. Sipas banorëve, rikonstruktimi i rrugëve gjatë dimrit është një zgjidhje që mund të krijojë probleme dhe vështirësi në lëvizje. Rruga “Gurakuqët”, rruga e “Murgeshave” dhe rruga “Gurazez” janë bërë vështirësisht të kalueshme, ndërsa tabelat për zhvillimin e punimeve që ishin deri para pak ditësh janë hequr. Në planin e bashkisë janë parashikuar rikonstruktime në rrugën “Ndoc Çoba”, “Franc Baron Nopça”, rruga Berdicej si dhe disa degëzime përgjatë pedonales Kolë Idromeno dhe asaj të gjuhadolit.