Florenc Hoxha ish-kreu policisë bashkiake tiranë gjatë mandatit të Lulzim Bashës, u la sërish në burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me akzuat për dhunë e tubim të paligjshëm.
Hoxha nëpërmjet avokatit të tij Ivi Kaso kërkoi për të dytën herë zëvëndësimin e arrestit me burg në një masë më të lehtë por kërkesa e tij u refuzua nga trupi gjykues.
Gjykata ka caktuar arrest me burg edhe për Dorjan Protoduarini cili është bërë i njohur pas protestave të banorëve të Astirit. Trupa gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Flutura Skënderi dhe Artur Gaxha vendosën arrest me burg u caktua edhe për protestuesit Ilir Hamedani Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi e Agim Peposhin.
Ajo refuzoi të pranoj ankimin e prokurorisë për të rikthyer në qeli 10 protestues për të cilët më herët shkalla e parë kishte caktuar detyrim paraqitje.
Ndërsa Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Emilajno Mustafa janë lënë në arrest shtëpie.
Ndërkohë për Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduart Buzi, Florjan Zeneli, Jeton Saphiu, Ali Bruci, Kenin Kastrati, Flamur Rraja, Edison Tahiri dhe Elidian Buzi u caktua masa detyrim paraqitje.
Në përfundim të këtyre masave ish deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se gjykatat po japin padrejtësi.
“Njerëz të përfshirë edhe në vrasje janë lënë në masa arresti më të thjeshta se sa për këta protestues që nuk ka asnjë provë. Le të na tregojë një xham të thyer apo një polic të lënduar por nuk ka. Gjykata janë të Rilindjes. Sot na ka mbetur vetëm të vijë vetë Rama dhe të japë vendimet.
Bandat e Shkodrës nuk guxon t’i shohë njeri në sy ndërsa protestuesit shoqërohen në burg. Ka vetëm një arsye pse protestuesit lihen në burg sepse terrorizojn ilegjimitetin e shtetit të Ramës. Nuk mund të rri pa thënë se këto gjyakata janë kthyer në politike dhe qesharake.
Edi Rama dhe shokët e tij po mundohen të vijojnë misionin komunist. Në cilin vend tjetër do kishte shoqërime pa asnjë provë. Ai po kthehet në një barbar dhe nuk nga mbetet gjë tjetër veccse ta largojmë atë për të shpëtuar Dorianin dhe Mariglenin të cilët kanë ccjerrë fasadën e këtij.
Minjtë e haleve të rilindjes duhet të trajtohen si mintë e hales ndërsa protestuesit janë luanë”, shkruan Balliu.