Gjykata e Tiranës la në burg Albano Kusin, i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Celaj.

Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, ndërsa në seancëne e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë ka mohuar akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që pengon hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

I arrestuari ka thënë se ne momentin që ka nddhur ngjarja kishte qënë në zonën e brrylit në kryeqytet dhe për kete ka dëshmitare të dashurën.

Prokurori i çështjes Julian Zonja ka pohuar se janë kryer të gjitha hetimet ndërsa prokuroria është ne fazën e analizës së provave.

Disa javë më parë, është vetëdorëzuar edhe Griseldo Kusi, vëllai i Albano Kusit, i cili ka pranuar ngjarjen duke mohuar përfshirjen e të vëllait. Po pavarësisht pretendimeve të avokatit dhe vet Albano Kusit gjykata ka vendosur të lërë në burg Albanon duke mos marrë parasysh pretendimet e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi).

Ndërkohë vëllai, Grisledo Kusi i cili u dorëzua rreth një muaj më parë, ka pranuar se vrasja e ish teknikut te kondicioneve ka ndodhur nga pakujdesia .

Artikulli paraprakDËNOHET ME 1 VIT BURG MIHAL KOKËDHIMA
Artikulli tjetërSHPËRTHEN TRANSFORMATORI FSHATRAT PA ENERGJI ELEKTRIKE