Kjo ishte pamja e rrugeve që përshkojne Lezhën pasditen e së dieles. Perfundimi i pushimeve për shume qytetar kryesisht kosovar krijoi trafik të rënduar.
Situata më problematike u paraqit në supestraden Balldren-Milot dhe në rrugen e Shëngjinit. Në këto akse u krijua radhe km automjetesh, ndërsa trafiku i rënduar nisi që prej ores 17:00 e vijoi deri në oret e vona të mbrëmjes të së dieles.
Policia rrugore dhe ajo e rendit u vendosen në disa pika për te lehtesuar sadopak levizjen e automjeteve, ndërsa të shumtë ishin ata qe përdoren rruget dytesore për të shmangur trafikun e rënduar.
E diela e pare e muajit shtator ishte dhe dita e fundit e një trafiku kaotik qe ka shoqëruar rrugen e Lezhës gjatë gjithe sezonit veror.