“Mbetjet”, Basha kërkon referendum. Rama reagon: Rrezik imagjinar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë, ku sipas kreut të kësaj partie, Lulzim Basha, është marrë vendimi të dërgohet në Kuvend një kërkesë për referendum për ligjin e mbetjeve. “Vendimi i parë për të dërguar kërkesën në Kuvend nga grupi Parlamentar i PD për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave. Konteksti në të cilin e kërkojmë këtë është konteksti ku vullneti popullor iu mohua me pretekstin se ligji do të anulohej”, tha Basha menjëherë pas mbledhjes së grupit. Ai e akuzoi edhe një herë qeverinë se rikthimi i importit të plehrave është një aferë korruptive. “Shkelja e premtimit dhe rikthimi i importit të plehrave është një aferë mafioze korruptive.Është aleancë e Edi Ramës me mafian ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri, nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë. Drogoi Shqipërinë, tani nuk i mjafton kjo do të helmojë Shqipërinë”, tha Basha. Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryeministrit Rama me anë të një statusi në “Facebook”. “Tani që Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar, kuptohet kollaj se në ç’kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”, shkruan kryeministri.

Artikulli paraprakPARALAJMERIMI I PAPES:NDALNI BOMBARDIMET,DO TE PERBALLENI ME PERENDINE
Artikulli tjetërSIGURIA E PARAVE NE BANKA.FORCOHEN MASAT MBROJTESE.FLASIN SEJKO E BRAÇE