Gjatë vitit 2017 sipas Bashkisë Shkodër do të ketë një investim për plotësimin e nevojave të Njësive Administrative me kosha të mbetjeve urbane.

Krahas deklaratave pozitive nga Bashkia Shkodër sa i përket situatës së mbetjeve, edhe rrugët kryesore të disa fshatrave kryesisht në njësitë administrative Rrethina, Ana e Malit dhe Postribë nuk janë shpërndarë.

Ndërkohë, mbetjet në Urën e Mesit, një problematike që është ngritur disa herë nga media por edhe në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kanë krijuar një situatë të pakëndshme turistike.

Sipas përfaqësuesit të shërbimeve publike në bashki, së fundmi, koshat e pozicionuar pranë Urës së Mesit janë zhvendosur disa metra më larg, kjo për të dekurajuar hedhjen e mbeturinave në afërsi të monumentit të kulturës.

Nga ana tjetër, Bashkia Shkodër nuk e ka parë të nevojshme të gjobisë asnjërën prej firmave të kontraktuara që bëjnë menaxhimin e mbetjeve në territorin e saj.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI I GAZIT NË VELIPOJË
Artikulli tjetërSEZONI VEROR, POLICIA NËGATISHMËRI