Kishte një aksion të madh kundër mbetjeve, i cili përfundoi vetëm pak ditë më parë, megjithatë nuk jemi të sigurtë se u bë aq sa duhej.

 

 

Pamjet janë në anë të lumit “Drin”, i cili vijon të jetë një vendgrumbullim i mbetjeve dhe inerteve. Ka kaq shumë kohë që flitet për një pastrim të Shqipërisë, këtë rast konkret të Shkodrës, ndërsa nuk po i jepet fund këtij problemi shumëvjeçar.

 

Institucionet përgjegjëse duket se akoma nuk e kanë marrë seriozisht të paraqesin një plan që realisht funksionon për pastrimin e vendit, pavarësisht tentatovave që duket se kanë dështuar.

 

Si gjithmonë, ai që e vuan është mjedisi, i cili nuk po gjen rehati asnjëherë. Sezoni veror është në prag të tij, dhe sërish pamja kaq negative, pasqyrohet sapo kalon në Urën e Bahçallëkut për të hyrë në Shkodër.

 

Vizitorit të Shkodrës, por edhe vetë banorëve u rezervohet një pamje e tillë, aspak etike për një qytet si Shkodra.

 

 

Artikulli paraprakBUSHATI NË DAJÇ PËR LLOGARIDHËNIEN
Artikulli tjetërSITI ARKEOLOGJIK, HILA TAKON ARKEOLOGËT