Mbetjet, kryetari i bashkisë së Parmës i bashkohet protestës

Kryetari i bashkisë së Parmës, Federico Pizzaroti iu bashkua për pak momente protestës së qytetarëve kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve. Ai është shprehur se e mbështet këtë protestë dhe është gjë e mirë që ka një lëvizje qytetare që mbron interesat e publikut. “Ju mbështes për protestën. Në Parma ka një vëmendje për të edukuar publikun për diferencimin e mbetjeve. Në Parma nuk lejohet impiant djegiesh, të cilët sjellin ndotje të ambientit. Në Parma janë rritur impiantet ricikluese deri ne 70÷ e mbetjeve. Më vjen mirë që ka një lëvizje qytetare, në mbrojtje të interesit publik”, ka thënë kryebashkiaku.

Artikulli paraprakKRYEMINSTRI,GARANCI SE VENDI NUK KERCENOHET NGA IMPORTI I PLEHRAVE
Artikulli tjetërDY TON DROGE ME SKAF,TRAFIKANTI:DO E MBUSH ITALINE ME HASHASH SHQIPTAR