Mbetjet ne Bypass nuk jane pergjegjesi i Bashkise Shkoder. Keshtu shprehet pergjegjesi i Zyres Sherbimeve Publike prane ketij institucioni Fatbardh Kuci.
Per situaten ne kete territor ai fajson firmen sipermarrese qe e administron. Ndonese Inspektoriati i Mjedisit ka derguar për ndjekje penale rastine të djegies se mbeturinave dhe ka fajsuar drejtperdrejt Bashkine Shkoder si pergjegjese kryesore te situates, kjo e fundit pohon te kunderten. Vetem mbrenda nje muaji ne By Passin e Shkodres jane konstatuar 2 raste te djegjeve te mbetjeve duke shkaktuar nje ndotje te rende mjedisore, ndërsa institucionet vijojnë të mos marrin asnjë veprim konkret.