“Për të gjitha subjektet apo personat që depozitojnë inerte në shtratin e lumit Kir do të merren masa drastike deri në ndjekje penale”.
Kjo ishte deklarata e kreut të Njësisë Administrative Rrethinat Vlash Pjetri gjatë punimeve për pastrimin e disa prej zonave më problematike ku janë depozituar mbetje. Pjetri rikonfirmoi lajmin e publikuar pak ditë më parë në Star Plus sa i përket tenderit të pastrimit në zonë. Sipas tij, firma fituese që do të fillojë punë brenda pak ditësh, do të zgjidhë përfundimisht problemin e mbetjeve në njësi. Prej 2 vitesh, në Njësinë Administrative Rrethinat sa i përket menaxhimit të mbetjeve janë shfaqur problematika, kjo edhe si pasojë e mosshpërndarjes së koshave në tërritor.