Brigjet e lumit Kir vijojne te perdoren si vend depozitimi per mbetje urbane dhe inerte te ndryshme. Pamjet flasin qarte se si apelet e institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet pasi cdo dite mbi argjinaturen e ketij lumi. Ne kete zone, hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh te ndryshme duke krijuar nje situate mjaft problematike. Jane vete banoret e kesaj zone qe pohojne se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara mbi kete argjinature deportohen nga qyteti duke e kthyer keshtu kete zone ne nje landfill mbeturinash .

Rritja e numrit të këtyre banorëve ne kete ka ndikuar në shtimin e ndotjes por nga ana tjetër vetë ata janë të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infeksioni të mundshëm,. Nderkohe prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve kane ndikuar edhe ne devijimin e shtratit te lumit Kir duke dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij. Nderkaq, përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund te shkaktohen.

Artikulli paraprak“FESTË NË SHTËPI” NË LEZHË
Artikulli tjetërPOLICIA SHTON NDËSHKIMET NDAJ SHOFERËVE