Keto jane pamjet e disa diteve me pare ne fshatin Oblike te njesise administrative Ana e Malit.
Pergjate rruges modeste qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, ajo qe bie me se shumti ne sy jane mbetjet urbane qe shoqerojne cdo kalimtar. Ne fshatin Oblike, situata eshte me shume se problematike. Ne qender te fshatit, mbetjet jane hedhur ngado duke krijuar idene e nje zone qe pastrohet shume rralle. Prane shkolles 9-vjecare dhe asaj te mesme, situata eshte e njejte. Koshat e tejmbushur me mbetje urbane jane nje panorame shoqeruese si gjate veres ashtu edhe ne dimer. Edhe nese shkon me tej, mbetjet mbizoterojne kudo. Pjese plastike dhe kartona jane hedhur ne shume anesore te rruges nga bizneset fasone te zones. Ne kete zone fare prane Shkodres mbetjet urbane nuk po menaxhohen si duhet. Mesa duket askush nuk shqetesohet per imazhin qe u japim te huajve, duke qene cdo vit ne kete aks rrugor kalojne mijera shqiptare dhe te huaj.