Importi i mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri është një nga çështjet më të diskutuara të kohëve të fundit në vendin tonë, ku shumë organiziata dhe shoqëria civilie janë shprehur kundër miratimit të ligjit.

I pranishëm në Shkodër në një aktivitet kulturor, ambientalisti Sazan Guri foli rreth kësaj çështjeje duke shprehur edhe një herë qëndrimin e tij kundër dhe duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare ta kthejë këtë ligj. Ai tha se vendi ynë nuk ka përgatitjen e duhur për një proces të tillë dhe se qeveria nuk duhet të marrë vendime arrogante pa pyetur qytetarët. Sa i takon mbetjeve në Shkodër, Sazan Guri tha së situata është shqetësuse. Ligji për importin e mbetjeve u miratua nga të zgjedhurit tanë në parlament me datë 22 shtator . Ai mori 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim. Pavarësisht miratimit, shoqëria civile vazhdon përpjekjet dhe i bën thirrje parlamentit ta kthejë mbrapsht atë.

Artikulli paraprakOBOTI PAS PËRMBYTJEVE, DËME TË PALLOGARITSHME
Artikulli tjetërAKSIDENTET, 13 NJOLLA TË ZEZA NË QARKUN SHKODËR