Prej tre muajve inspektoriati mjedisor vijon te jete ne terren duke monitoruar situaten lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane gjate ketij sezoni turistik.
Kryeinspektori edmond terthorja thote se institucionet vendore jane paralajmeruar qe te marrin te gjitha masat sidomos ne pikat turistike dhe ata problematike. Drejtori terthorja ben te ditur se nese njesite vendore nuk do te respektojne afatet, ky institucion nuk do te kursehet per te marre masa administrative ndaj tyre. Mbetjet urbane jane nje nga plaget me te medha qe vuan vendi yne, e vecanerisht ne sezonin turistik, duke dhene imazhin me te keq per cdo turist qe zgjedh Shqiperine ne destinacion te tijin.