KJO SITUATË PËRSËRITET SHPESH HERË NË RRUGËT E SHKODRËS. Menaxhimi i mbetjeve urbane ne qytetin e Shkodrës vijon te jete nje problematike e pazgjidhur.
Ne pjese te ndryshme te qytetit shikon kazanë mbeturinash te tejmbushura me mbetje dhe për me tepër zona përreth është e mbushur me mbeturina. Kjo situate është e pranishme ne shume pjese te qytetit megjithatë behet e patolerueshme dhe e papranueshme kur kjo ndodh vetëm pak metra larg qendrës se qytetit me te madh verior. Për me tepër ne ketë rruge është i lokalizuar tregu i shumicës kështu aty ku shiten ushqime gjen edhe mbeturina e një arome te pakëndshme te shkaktuar prej tyre. Ndërkohe qe ministri i Bujqësise trumbeton për kompletimin e ligjit te sigurisë ushqimore dhe kërkon ngritjen e një platforme kombëtare për sigurinë ushqimore ne Shkodër ushqimet e mbeturinat bashkëjetojnë. Megjithe detyrën funksionale te instancave kompetente vendore për menaxhimin e mbetjeve urbane nevojitet absolutisht ndërgjegjësimi qytetar për permiresimin dhe zhdukjen e kësaj problematike e cila dita ditës po dëmton shëndetin e jetën e secilit prej nesh.