MBETURINAT, RREZIK PËR LINDJEN DHE PËRHAPJEN E EPIDEMIVE. Menaxhimi i mbetjeve urbane ne qytetin e Shkodres vijon te jete nje problematike e pazgjidhur.
Ne pjese te ndryshme te qytetit shikon kazane mbeturinash te tejmbushura me mbetje dhe per me teper zona perreth është e mbushur me mbeturina. Mjafton nje vezhgim I shkurter ne pjese te ndryshme te qytetit per te gjetur gjthandej mbeturina te cilat shoqerojne perditsmerine e qytetareve. Pamjet e marra jane ne zonen e unazes perendimore te shkodres ku pergjate gjithe segmentit rrugor megjithese kazanet e mbeturinave jane te vendosur mbeturinat dergjen perreth kazaneve dhe ne rruge. Keto mbeturina qe kundermojne ndodhen ne zona te banuara e te mbipopulluara te qytetit duke rritur keshtu mundesine e infektimeve. Pertej mediatizimit te ketij problemi kjo situate ne qytetin e shkodres nuk po gjen zgjidhje prandaj institucionet përgjegjëse vendore dhe qendrore duhet te impenjohen ne zgjidhjen e kesaj situate problematike.