MBETURINAT, RREZIK PËR LINDJEN DHE PËRHAPJEN E EPIDEMIVE. Menaxhimi i mbetjeve urbane ne qytetin e Shkodres vijon te jete nje problematike e pazgjidhur.

Ne pjese te ndryshme te qytetit shikon kazane mbeturinash te tejmbushura me mbetje dhe per me teper zona perreth eshte e mbushur me mbeturina. Mjafton nje vezhgim i shkurter ne pjese te ndryshme te qytetit per te gjetur gjthandej mbeturina te cilat shoqerojne perditsmerine e qytetareve. Pamjet e marra jane ne zonen e unazes lindore te Shkodres ku pergjate gjithe segmentit rrugor megjithese kazanet e mbeturinave jane te vendosur mbeturinat dergjen perreth kazaneve dhe ne rruge. Keto mbeturina qe kundermojne ndodhen ne zona te banuara e te mbipopulluara te qytetit duke rritur keshtu mundesine e infektimeve edhe me rritjen e temperaturave. Pertej mediatizimit te ketij problemi kjo situate ne qytetin e Shkodres nuk po gjen zgjidhje prandaj institucionet pergjegjese vendore dhe qendrore duhet te impenjohen ne zgjidhjen e kesaj situate problematike.

Artikulli paraprakFRROKU NUK KAM QËNË NË BELGJIKË NË KOHËN E NGJARJES
Artikulli tjetërKINA LËSHON SATELITIN E RI NË HAPËSIRË