Ne kulmin te temperaturave te larta, qytetaret shkodrane përveç vapës po përballen edhe me mbetjet urbane. Qytetaret kane denoncuar ne webin e star plus tv, për mungesën e menaxhimit dhe te pastrimit e mbetjeve urbane ne Shkodër, ku një gjendje tejet kaotike është shfaqur ne lagjen Skënderbeg ne Shkodër. Grumbujt e mbeturinave, anës rrugës janë kthyer ne bashkeudhetare te rrugës se kalimtareve, por edhe vizitore te banoreve ne këtë lagje te qytetit te Shkodrës.

Askush nuk kujdeset qe ne këtë segment ne një nga rrugët me qarkullimin me te madh te kësaj periudhe ne Shkodër qe te kujdeset për mbledhjen e mbeturinave, kur dihet qe pranë këtij segmenti ndodhet edhe një nga tregjet me me te mëdhenj ne Shkodër, mbetjet e te cilëve depozitohen pikërisht aty pranë. Kjo është një sirene alarmi per firmën kontraktuese te Bashkise se Shkodres, e cila duhet te marre masa qe te paktën gjate kësaj periudhe, kur temperaturat i kalojnë 40 grade celsius. Pastrimi i qytetit te jete model dhe te mos krijohen vështirësi dhe probleme te shumta per banoret e shkodres, te cilet perveç te nxehtit duhet te përballen edhe me grumbuj mbeturinash.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, GUSHTI SJELL PASOJA NË QARKULLIM
Artikulli tjetërLOHJA: ECURIA E EVENTEVE MUZIKORE ESHTE POZITIVE