Grumbuj të pafundëm mbeturinash e inertesh vazhdojnë që të hidhen në afërsi të urës së Bardhajve, në bregun e lumit Kir.

Situata është përkeqësuar ditët e fundit për shkak se persona të papërgjegjshëm e shfrytëzojnë atë hapësirë si vendepozitim mbeturinash e inertesh. Grumbujt e mbeturinave përfundojnë në lumin Kir duke e ndotur atë siç tregon kjo pamje e duke shkaktuar një katastrofë natyrore.

Banorët shprehen se asnjë herë nuk janë marrë masa për ta pastruar totalisht atë zonë dhe për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave aty. Vendi tek ura e Bardhajve vijon që të mbetet një problem përsa i përket pranisë së mbeturinave teksa një sasi e konsiderueshme përfundon më pas në ujërat e lumit Kir.

Edhe pse vijon prej vitesh institucionet asnjëherë nuk e kanë parë me seriozitet këtë problem.

Artikulli paraprakMUSTAFA: NUK ZBATOHET MORATORIUMI I GJUETISË
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “NË KËRKIM TË IDENTITETIT”