Situata nga hedhja dhe djegja e mbeturinave në brigjet e lumit Kir pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër çdo ditë e më shumë vjen duke u përkeqësuar. Grumbujt e mbeturinave gjenden kudo përreth varrezave duke u kthyer kështu në një problem serioz. Përreth vendit ku depozitohen tonelatat e mbetjeve jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh të cilat çdo ditë përballen me këtë situatë.
Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje pasi është e drejtë e tyre të kenë një mjedis të pastër.
Disa herë institucionet kanë ndërmarrë nisma të ndryshme për pastrimin dhe moslejimin e hedhjes së mbetjeve tek varrezat e dëshmorëve por nuk kanë zgjatur për shumë kohë pasi situata është rikthyer sërish si më parë.