Këto foto të dërguara në redaksinë e Star Plus janë shkrepur paraditen e së hënës në ambientet e jashtme të universitetit Luigj Gurakuqi.

Mesazhdërguesi bën me dije se persona të paidentifikuar u kanë vënë zjarrin koshave me mbetje duke krijuar një tumnajë në qendër të qytetit. Qytetarët e shumtë janë detyruar të kalojnë në mes të rrugës, pasi në trotuar është vështirësuar kalimi. Është dashur ndërhyrja e rojës së universitetit, i cili me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ky është ndër rastet e rralla ku mbetjet urbane digjen në mes të qytetit, por një situatë e tillë ndodh shpesh në zona periferike, ku janë krijuar grumbuj të tërë mbëturinash. Raste të tilla të dëmtimit të objekteve publike dhe mosrespektimit të rregullave në komunitet janë të shumta, megjithatë deri tani nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese.

Artikulli paraprakFESTAT, DHURATA NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërKRISHTLINDJET, KARDINAL ERNEST TROSHANI NË RRANXA