Duket absurde kur edhe në vitin 2016, që jemi një vend aspirant për në Bashkimin Evropian, të ketë zona që vuajnë probleme me mbeturinat apo të bëhet shqetësim keqmenaxhimi i tyre.

Banorët e fshatit Shtoj i Ri të Njesisë Rrethina përballen me një pamje të tillë çdo ditë, ku në pamundësi zgjedhjeje tjetër, bëhen bashkëfahtorë duke hedhur mbetjet inerte në qendër të fshatit. Ata shprehen se makina e pastrimit vjen vetëm një herë ne tri javë, gjë që kjo që është e patolerueshme në krahasim me nevojat që kjo zonë ka sa i takon kësaj çështjeje. Aroma e keqe që shpërndahet, por edhe sëmundjet e mundshmë që vijnë si pasojë e mbetjeve e bëjnë këtë situatë akoma më alarmante. Situata përkeqësohet në ditë me mot të keq, pasi shiu i shpërndan ato përgjatë të gjithë fshatit. Edhe pse këta banorë thonë së zgjidhje u është premtuar vetëm gjatë fushatave elektorale, kjo kronikë shkon si apel për çdo institucion që ka përgjegjëesi të drejtpërdrejtë në shërbimin sa më të mirë ndaj komunitetit, pasi ajo është edhe arsyeja që janë zgjedhur në postet ku nxejnë karriget.

Artikulli paraprakSOT SEANCA – GJYKATA KUSHTETUESE PEZULLON LIGJIN E VETTINGUT
Artikulli tjetërANALIZOHEN PLANET VENDORE QË JANË NË HARTIM