Prej vitesh në Shkodër mungojnë aksionet e pastrimit të bregut të liqenit. Bimësia e dalë në breg I ka dhënë një pamje aspak të këndshme për dyrin sheshit të Shirokës ku qytetarë të shumtë zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ajrin e freskët dhe të pastër që kjo zonë ofron. Janë qytetarët shkodranë por edhe banorë të zonës të cilët thonë se duhen marrë masa për pastrimin e liqenit.
Banorët I bëjnë thirrje institucioneve të marrin parasysh situatën e krijuar dhe të krijojnë grupe pastrimi të herë pas hershme.
Jo të pakta kanë qenë rastet kur banorët në Shirokë kanë marrë iniciativa personale për pastrimin e liqenit të Shkodrës, por pavarësisht kësaj, situata akoma vijon të jetë drejt përkeqësimit.