Viti 2018-te ka nisur, por dukshem mbart problematikat e vitit te kaluar . Kjo pasi ne Shkoder nje nder problemet me evidente dhe qe nuk do shume koment eshte situate e mbetjee urbane. Nuk flasim ketu per pika te nxehta ndotjeje , te cilat jane te trasheguara ne vite. Ne i referohemi menaxhimin te mbeturinave brenda vijes se verdhe te qytetit dhe ne lagjet me te frenkuetuara te Shkodres. Ajo çka eshte e dukshme eshte se po mbytemi nga mbeturinat , aq sa katet e para te pallateve nuk guxojne te hapin dritaret pasi nuk ajrosen por mbushen me ere mbetjesh .

Ndonese taksa e pastrimit ne Shkoder ka nje tarife nder me te kripurat ne vend , kjo nuk shkon ne vije te drejte me sherbimin. Eshte e qarte se kompanite e pastrimit nuk zbatojne mire detyren per te cilen jane kontraktuar e megjithate duket se askush nuk leviz gishtin per te vene gjerat ne vije. E ne fund nga e gjithe kjo situate problematike koson e marrin qytetaret qe jane te detyruar te bashkejetojne me mbeturinat dhe shkodra qe si kryeqender veriore te le nje shije te hidhur me kete panorame aspak te denje per syrin e cdo vizitori.

Artikulli paraprakHYN NË FUQI AKCIZA E RE E DUHANIT
Artikulli tjetërTRITOL NË BANESË, DY VELLEZËR NË PRANGA