Pas situatës së krijuar ditët e fundit me mbeturinat në qytetin e Shkodrës ka reaguar dega e Partisë Socialiste të Shkodrës.
Bashkëkryetarja e PS Mirela Dodaj u shpreh se mospastrimi i qytetit për tre ditë me radhë është i papranueshëm. PS i bën thirrje bashkisë Shkodër që të marrë përgjegjësitë që i takojnë për pastrimin e qytetit.