Në tremujorin e parë të këtij viti numri i pasagjerëve të cilët kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare ka shënuar rritje duke krahasuar me periudhën paralele të një viti më parë. Sipas të dhënave, lëvizja e pasagjerëve është kryer nga Porti i Durrësit, Vlorës dhe ai i Sarandës, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar është 138.2 mijë duke shënuar rritje me 13.9%. Si porti kryesor në vend, në Durrës kanë udhëtuar 75.9% e pasagjerëve, i dyti vjen porti Vlorës me 15.7% dhe më pas ai i Sarandës me 4.8%. Duke analizuar numrin e anijeve të hyra e të dala nga portet rezulton në 194 anije, ku nga këto 170 anije janë të huaja dhe 24 vendase.

Rritja më e madhe e transportit të pasagjerëve është nga ajri. Në të njëjtat të dhëna raportohet se në vetëm 3 muajt e parë kanë udhëtuar në linja ajërore 1.166.000 pasagjerë. Kështu duke e krahasuar me tremujorin e parë të 2022, ka rritje të konsiderueshme duke arritur në 53.3%. Ndërkohë në transportin ajror janë 17 shoqëri, nga ku 15 të huaja dhe 2 shqiptare. Por e kundërta ndodh me pasagjerët të cilët kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi. Gjithsej në tremujorin e parë të këtij viti kanë udhëtuar 1.661 pasagjerë përmes tranportit hekurudhor.

Duke treguar rënie 56.6% në raport me tremujorin e parë të 2022. Kjo si pasojë e mungesës së investimeve në hekurudha ka bërë që qytetërët të mos e zgjedhin transportin hekurudhor si alterntivë për të udhëtuar.

Artikulli paraprakZBULIMI BRITANIK: RUSIA, PËRPJEKJE PËR TË FORCUAR KUFIRIN E KRIMESË VERIORE
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: IA KEMI BORXH TË TASHMES E TË ARDHMES SË FËMIJËVE TANË TA BËJMË SHKODRËN, QYTETIN KU ATA DUAN TË RRINË E TË KTHEHEN