Këtë vit vendi ynë ka pasur një ‘bum’ turistik. Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë këtë vit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë.
“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.