Kjo është rruga në të cilën kalojnë çdo ditë dhjetëra banorë për të shkuar në shkollë apo punë. Rruga “Selim Gjyrezi” vuan nga mungesa e infrastrukturës rrugore prej më shumë se 30 vitesh, ndërkohë që ndërhyrjet e vetme janë ato të cilat I kanë bërë banorët privatisht për të niveluar gropat e krijuara në rrugë. Ata tregojnë se jetesa në këto kushte ëshët mjaft e vështirë, sidomos gjatë dimrit.

Banorët tregojnë se nuk kanë shpresë që bashkia të investojë në rikonstruksionin e kësaj rruge.

Janë mbi 100 familje të cilat lidhen përmes kësaj rruge me pjesën tjetër të qytetit, por asnjëherë institucioent nuk janë kujtuar të investojnë me taksat që vetë këta banorë paguajnë rregullisht. Të gjendur në një situatë të tillë dhe të ndikuar nga kushtet ekonomike, shumë prej tyre kanë zgjedhur edhe të emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë

Artikulli paraprakKRYETARI I BASHKISË BARDH SPAHIA: SHKODRA ËSHTË GATI PËR PROTESTËN E 3 MARSIT
Artikulli tjetërLAHUTA 200 VJEÇARE RUHET NË LEZHË