Një aksion i madh për arrestimin e trafikantëve të drogës në Zvicër, ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, me përqëndrim në Lucern, 5 burra dhe 1 grua.

Mediat vendase raportojnë se grupi kriminal shqiptar importonte sasi të mëdha lënde narkotike në Zvicër, dhe i shiste në të paktën 13 kantone.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari kryesor është vërtetuar se ka trafikuar rreth 82 kilogramë kokainë, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka pasur 31 kilogramë kokainë. Megjithatë, arrestimet nuk kufizohen vetëm në kantonin e Lucernit. Siç tregon më tej komunikata për media, gjithsej 27 persona të përfshirë janë arrestuar në të gjithë Zvicrën.

Në total janë sekuestruar 14.5 kilogramë kokainë, 8 kilogramë heroinë, 3 kilogramë marihuanë dhe mbi 30 kilogramë lëndë artificiale, ndërsa po ashtu janë sekuestruar 160 mijë franga, para të cIlat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Artikulli paraprakGREQIA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN PRISHTINË-BEOGRAD: SHPRESOJMË TË JETË FILLIMI PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJEVE TË TJERA
Artikulli tjetërPARTIZANI UDHËHEQ NË ELBASAN ARENA, NJË PENALLTI VENDOS 45 MINUTAT E PARA