Vijon të mbetet shqetësuese situata e krijuar nga reshjet e shiut dhe borës në qarkun Shkodër. Pesë bashkitë po përballen me situata të vështira. Më serioze paraqitet situata në bashkinë Shkodër, ku janë mbi 1100 ha tokë e përmbytur, kryesisht në njësinsë admisnitrative Ana e Malit. Në fshatin Obot, niveli I ujit arrin mbi 55 cm në rrugën kryesore ndërsa kalohet vetëm me mjetet e kaleushmërisë së lartë. Harta e përmbytjeve ka përfshirë edhe 20 ha tokë në njësinë administrative Dajç.

Ndërkohë, sa I takon zonave malore, aksi rrugor drejt Qafë Thores vijon të mbetet I bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Puna vazhdon gjatë gjithë kohës per ta mbajtur aksin rrugore te hapur dhe per te siguruar qarkullimin e automjeteve.Të hapura janë akset rrugore në zonën e Qafë Malit, ku ka rreth 5 cm borë që nuk pengon qarkullimin e mjeteve dhe aksi rrugor Hani I Hotit – Tamarë – Vermosh.

Në fshatin Vig Mnelë, në bashkinë Vau Dejës 7 shtylla të tensionit të lartë I ka marrë uji duke bërë që dhjetëra abonentë të mbeten pa energji elektrike. Argjinatura në këtë fshat rrezikon shembjen. Ndërkohë, energjia elektrike mbetet problem edhe në këto zona, Fushë – Arrëz, Koman, Vukpalaj, Gjegjan.

 

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA I GATSHËM TË MASHTROJË PËR XHEPAT E TIJ. KA ARDHUR KOHA QË KËTO KONFERENCA…
Artikulli tjetërBASHKITË KËRKOJNË FONDE PËR PËRBALLIMIN E SITUATËS