“UEFA, THUAJ PO RACIZMIT” KOMENTOHET NË FACEBOOK. Mbi 127 mijë shqiptarë, ndoshta si asnjëherë tjetër kanë komentuar në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook, kundër vendimit që ka dhënë për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Kryefjala e komentve ka qenë “Uefa say yes to Racism” Në fakt ky numër komentesh sa vjen e shtohet nga ora në orë, duke treguar qartazi dhe sensibilizimin e të gjithë shqiptarëve kundër një padrejtësie që është bërë. “Ekipi shqiptar është dënuar pasi disa karrike plastike në fushë u dëmtuan nga pushtuesit e fushës me të cilat supozohej të dëmtoheshin lojtarët shqiptarë. Cfarë vendimi qesharak”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër thotë se tashmë “UEFA ka treguar se është totalisht e korruptuar”. Por ka edhe nga ata që kanë arritur të postojnë dhe disa video që Uefa të shikojë mirë atë çfarë është bërë në atë ndeshje. Kjo video është njëra prej tyre.Siç duket dhe nga numri i komenteve  kjo çështje do të vijë ndoshta për shumë, të pakten dhe deri pas ankimimit që do të bëjë Federata Shqiptare e Ftubollit në gjykatën e Arbitrazhit. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Phvq9DJ_q_s?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakEKSPOZITË ABSTRAKTE NGA EDMOND DHRAMI
Artikulli tjetërVUÇIÇ: “SHQIPËRIA E MADHE” KËRCËNIM