Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë ka sjell shtim të shtrimeve në spitale.

Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht po marrin trajtim spitalor 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.Në vend janë sot 18 757 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 522 raste të reja, 4 humbje jete dhe 2 259 të shëruar.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID 3 346 qytetarë ndërsa janë shëruar 236 440 të tjerë nga 258 543 që janë konfirmuar pozitiv me këtë virus.Qarku me më shumë raste aktive në vend është Tirana, 8 349 të infektuar, ndjekur nga Shkodra, Fieri, Vlora dhe Elbasani. Ndërsa qarku me më pak raste është Dibra, 156 të infektuar aktivë në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156

Artikulli paraprakAIR ALBANIA FILLON FLUTURIMET NË ATHINË, LONDËR DHE DUSELDORF
Artikulli tjetërNJË BURRË QË ZHVILLOI MIQËSI TË VEÇANTË ME NJË DHELPËR TË EGËR SHKRUAJTI NJË LIBËR MBI PËRVOJËN